Ndërlidhjet

STRALSUND/GJERMANI


Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Xhorgj Bush ka thënë sot se Irani nuk mund të vonojë përgjithmon përgjigjen rreth ofertës së fuqive botërore për ndaljen e programit bërthamor.
Duke folur në një konferencë për shtyp, me kancelaren gjermane,Angela Merkel, Bush iu ka bërë thirrje fuqive të mëdha t'i dërgojnë një mesazh të përbashkët Iranit që të heqë dorë nga programi bërthamorë. Kancelarja Merkel, ka deklaruar se duhet të ndërmerren hapa tjerë nëse Irani nuk pajtohet me ofertën.
Megjithatë, presidenti iranian Mahmud Ahmadinexhad ka thënë sot se Irani nuk do të përgjigjet para mesit të muajit gusht.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG