Këshilli i Sigurimit diskuton sot në një sesion të jashtëzakonshëm rreth luftimeve mes Izraelit dhe militantëve të Hezbullahut, nga të cilat kanë humbur jetën rreth 50 libanezë dhe dy civilë izraelitë.
Aeroplanët luftarakë izraelitë kanë sulmuar rrethinat e Bejrutit dhe kanë bombarduar magjistralen që lidh Bejrutin me Damaskun.
Hezbullahu gjatë natës ka gjuajtur 100 raketa në veri të Izraelit.
Pas akuzave të Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara për përfshirjen e Sirisë dhe Iranit në konfliktin në fjalë presidenti iranian përmes një deklarate lexuar në televizion theksoi:
"Nëse regjimi pushtues i Izraelit ndërmerr një hap tjetër idiot siç mund të jenë sulmet kundër Sirisë, kjo do cilësohet si sulm kundër gjithë botës islame dhe do të marrin një përgjigje të ashpër."