Ndërlidhjet

KAIRO


Ministrat e Jashtëm të vendeve të Ligës Arabe pas takimit në kryeqendren e Egjiptit kanë lëshuar një deklaratë të miratuar njëzëri me të cilën dënojn ate që ata e cilësojnë "agresion izraelit" në Liban.
Sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe Amr Musa ka thënë se procesi paqësor tash ka vdekur.
Njëkohësisht, Egjipti dhe Jordania kanë lëshuar një kumtesë të veçantë me të cilën kritikojnë Hezbollahun për çuarje të rajonit në konflikt që dëmton interesat arabe.
Ndërkohë Teherani zyrtar ka thënë se mbështet popullin e Libanit dhe ka sinjalizuar se nëse sulmohet Siria, Izraeli do të përballet me pasoja të paimagjinueshme. Në këtë kontekst presidenti i Iranit Mahmud Ahemdinaxhad ka thënë se "nëse ata nuk i rishqyrtojnë veprimet e tyre agresive, do të përballen me zemrimin e vendeve të rajonit dhe ky zemrim do të jetë një shpërthim i madh në gjithë rajonin".
"Ky shpërthim nuk do të kufizohet vetëm deri te kufinjët e tyre", ka thënë presidenti i Iranit Ahmedinexhad.
XS
SM
MD
LG