Ndërlidhjet

SHËN PETERSBURG


Kryeminsitri britanik, Tony Blair ka ftuar sot për vendosjen e forcës ndërkombëtare për të ndalur bombardimet në Izrael nga ana e Hezbollahut.
- E vetmja mënyrë, sipas pikëpamjes sime, që të kemi ndalje të armiqësive, është që të vendosim një forcë ndërkombëtare, në atë hapësirë, që do t'i ndalë bombardimet, që i bëhen Izraelit. Kjo gjë do t'i jepte arsye Izraelit që t'i ndalë sulmet e tij kundër Hezbollahut, tha kryeministri britanik, Tony Blair. Në një intervistë për rrjetin televiziv amerikan Fox News, nga Shën Petersburgu, sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice tha se kërkohet izolimi i ekstremistëve, që do të thotë, kthim te rezoluta 1559, që parasheh mbrojtjen e sovranitetin të Libanit dhe çarmatimin e grupeve të paautorizuara.
- Ajo që ne nuk duam është që të kemi ndalje të dhunës, që do të zgjaste vetëm aq kohë sa Hamasi dhe Hezbollahu të vendosin për të lansuar predha raketore brenda në Izrael ose për ta rrëmbyer ndonjë shtetas të Izraelit, tha Condoleezza Rice. Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan kërkoi përmbajtje nga të gjitha palët.
- U kamë bërë thirrje të gjithëve që të kursehet jeta e civilëve dhe infrastruktura civile, tha Kofi Annan.
XS
SM
MD
LG