Ndërlidhjet

BEJRUT


Izraeli ka vazhduar sot me sulmet me raketa në Liban, duke vrarë më shumë se 40 persona. Militantët e Hesbollahut poashtu kanë gjuajtur me raketa në veri të Izrealit, duke plagosur së paku tre persona dhe shkatrruar një sërë ndërtesash.
Kryeministri i Izrealit, Ehud Olmert ka thënë se luftimet do të ndalen kur të lirohen dy ushtarët izraelit e rrëmbyer nga militantët e Hesbollahut. Ai tha se Izraeli nuk do ketë mëshirë për ata që sulmojnë qytetet izraelite me raketa. Olmert akuzoi militantët e Hamasit ne Gaza dhe Hesbollahut si agjent të Iranit dhe Sirisë.
Njëkohësisht, kryeministri i Libanit Fouad Siniora ka deklaruar sot se Izraeli ka shkaktuar miliarda dollarë dëme në infrastrukturën e Libanit.
Ndërkohë janë intensifikuar përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e krizën në Lindjen e Mesme.
Kryeministri britanik Toni Bler dhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan kanë bërë thirrje për dërgimin e një force ndërkombëtare në jug të Libanit. Mirëpo, Shtetet e Bashkuara shtrojnë pyetjen se sa do të jetë e aftë kjo forcë të merret me problemin real në Lindjen e Mesme. Duke folur pas mbledhjes me dyer të mbyllura të Këshillit të Sigurimit, ambasadori i SHBA-ve John Bolton ka thënë " Problemi është Hesbollahu, dhe sa do të jetë e aftë kjo forcë të çarmatosë atë, dhe të merret me vendet si Siria dhe Irani të cilat i mbështesin militantët e Hesbollahut".
Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs pritet të udhëtojë sot për në Lindjen e Mesme në përpjekje për të ndihmuar uljen e tensioneve.
Me herët, gjatë ditës, shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana, pas kthimit nga Libani ka thënë se armëpushimi ndërmjet Izraelit dhe Libanit është ende larg arritjes.
XS
SM
MD
LG