Ndërlidhjet

TURE, LIBAN


Raportohet se nga sulmet e sotme ajrore izraelite në jugun e Libanit ka pasur viktima. Së paku 10 civilë janë vrarë në fshatin Srifa, afër qytetit jugor, Ture. Një banor i fshatit i ka thënë agjencisë FP se së paku 10 shtëpi ishin shkatëruar. Burime të sigurisë i kanë thënë agjencisë Reuters se së paku 17 persona të tjerë janë vrarë nga sulmet e ndara ajrore në jug dhe në lindje të Libanit. Luftimet ndërmjet Izraelit e gueriljes libaneze, Hizbollah kanë detyruar afro 100 mijë libanezë që të largohen nga shtëpitë e tyre. Qeveritë perëndimore janë në proces të evakuimit të shtetasve të tyre.
XS
SM
MD
LG