Ndërlidhjet

BEJRUT


Rreth 50 civilë janë vrarë sot nga sulmet izraelite në jug dhe lindje të Libanit. Njëkohësisht, dy ushtarë izraelit raportohet të jenë vrarë gjatë përleshjeve me militantët e Hesbollahut, pasi trupat izraelite kaluan kufirin me Libanin.Kryeministri i Izraelit Ehud Olmert ka thënë se ofensiva kundër Hesbollahut do të vazhdojë.
Luftimet kanë detyruar rreth 100 mijë libanezë të lëshojnë shtëpitë e tyre. Konflikti ndërmjet Izraelit dhe Libanit ka hyrë në javën e dytë, duke shkaktuar vdekjen e mbi 250 civilëve libanezë dhe 25 izraelitëve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG