Economist
Për një kohë të gjatë është thënë se ka dy Serbi. Njëra është konservative, nacionaliste që sheh nga e shkuara dhe tjetra liberale, moderne dhe përparimtare. Në politikën e sotme serbe e para ajo konservativja është në sulm kurse Serbia liberale në tërheqje.
Serbia përballet me zgjedhjen thelbësore dhe në këtë zgjedhje Beogradi mund të vendosë të mos ndjekë rrugën e integrimit evropian.
Dy javë më parë në Novi Sad u organizuar festivali i muzikës Exit, ku interpretojnë emra të mëdhenj nga skena muzikore evropiane. E ndonëse festivali ishte i organizuar shumë mirë, pyesni të rinjtë serbë rreth të ardhmes së tyre për të parë se ata janë të lodhur dhe të zhgënjyer nga politika që nga rënia e Millosheviçit. Anketat e opinionit vlerësojnë se shumë prej këtyre të rinjve nuk do të dalin në votime. Besohet se rreth 48% e votuesve do marrin pjesë ne zgjedhje, derisa 36% e zgjedhësve të mundshëm thonë se do votojnë për radikalët serbë.
Dhe ky është argumenti që po përdoret së tepërmi nga kryeministri Koshtunica, i cili po përpiqet të bëjë të pamundurën, të pengojë pavarësinë e pashmangshme të Kosovës. Koshtunica i ka përsëritur qeverive të huaja se nëse i japin pavarësinë shqiptarëve të Kosovës Serbia do të humbasë në duart e radikalëve. Një numër liberalësh dyshojnë se një gjë e tillë do të ndodhë.
Sipas Sërxhan Bogosavljeviç, një nga organizuesit e anketave të opinionit, ardhja e radikalëve në pushtet nuk do të thotë se Serbia do të fillojë luftëra të reja, por ata nuk kanë njerëz të aftë e mendje të hapura për të drejtuar shtetin.
Cila është koha më e mirë për mbajtjen e zgjedhjeve? Kjo është pyetja më e nxehtë sot në Serbi. Presidenti serb Tadiç dëshiron mbajtjen e hershme të zgjedhjeve, para humbjes së Kosovës, pasi sipas tij në këtë mënyrë forcat demokratike kanë gjasa për të fituar.
Por Liljana Smajloviç, gazetare serbe thotë se mbajtja e zgjedhjeve para humbjes së Kosovës është gabim. Ajo shton nuk mund t'i kërkohet vota njerëzve duke iu thënë "Votoni për ne, pasi do ta humbim Kosovën në emrin tuaj".
Koshtunica, i cili duket se është i ndërgjegjshëm se nuk mund ta pengojë pavarësinë e Koosovës synon mbajtjen e zgjedhjeve nga pranvera e vitit të ardhshëm.
E derisa Koshtunica së fundi ka bërë një turne të dendur diplomatik përfshi dhe ndalesat në Uashington, Londër e Bruksel, zyrtarët në Bashkimn Evropian përgatiten për një paketë favoresh politike apo ekonomike për Serbinë. Qëllimi është lehtësimi i asaj që për evropianët është humbja e paevitueshme e Kosovës dhe mosrënia e Serbisë në duart e radikalëve pas kësaj humbje. Por edhe me këto përpjekje askush nuk është i sigurt se Serbia nuk do të rrëshqasë sërish në të shkuarën.