Ndërlidhjet

BEJRUT


Ka hyrë në ditën e dhjetë konflikti i armatosur mes trupave izraelite dhe Hezbullahut në kufirin izraelito-libanez. Dy ushtarë izraelite dhe dy luftëtarë të Hezbullahut janë vrarë gjatë luftimeve të sotme brenda territorit libanez.
Dy aeroplanë Apaç izraelitë janë rrëzuar pranë kufirit libanez, çfarë ka sjellë vdekjen e pilotit dhe plagosjen e tre të tjerëve.
Ambasadori i Izraelit në Kombet e Bashkuara ka hedhur poshtë thirrjen e kreut të kësaj organizate, Kofi Annan për armëpushim të menjëhershëm mes Izraelit dhe Hezbullahut.
Por Qeveria izraelite ka bërë të ditur se do lejojë hapjen e një korridori humanitar, për t'i ardhur në ndihmë popullit libanez.
"Kryeministri izraelit Olmert pas këshillimeve me ministrat e mbrojtjes dhe të punëve të jashtme ka vendosur të mundësojë hapjen e një korridori humanitar mes Qipros dhe Libanit, që do lejojë ndihmat humanitare nga bashkësia ndërkombëtare për Libanin", tha zëdhënësja e qeverisë izraelite.
XS
SM
MD
LG