Ndërlidhjet

JERUSALEM/ROMË


Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert i ka telefonuar sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan dhe ka shprehur "keqardhje të thellë" për vrasjen e katër vëzhguesve të OKB-së nga një sulm izraelit në Liban. Më herët në Romë, ku po merrë pjesë në tubim për gjetjen e zgjidhjes për ndaljen e konfliktit në Liban, zoti Annan tha se sulmi në stacionin vëzhgues në Libanin e Jugut ishte "qartas i qëllimshëm". Kryeministri Olmert tha se ky ishte një aksident dhe shprehu mospajtim të thellë me vlerësimin e zotit Annan.
XS
SM
MD
LG