I dërguari amerikan për statusin e Kosovës, Frank Wisner tha sot në Beograd se Shtetet e Bashkuara nuk dëshirojnë të paragjykojnë zgjidhjen e statusit të Kosovës, por dëshirojnë që në këtë fazë me sukses ti zgjidhin çështjet konkrete. Pas përfundimit të vizitës së tij dyditëshe në Beograd, zoti Wisner tha se takimi në Vjenë ndërmjet zyrtarëve më të lartë të Prishtinës dhe Beogradit ishte "historik" dhe se ka rëndësi shumë të madhe. Më vonë gjatë ditës, zoti Wisner arrinë në Prishtinë. Për nesër janë paraparë takimet e tij me udhëheqës të institucioneve të Kosovës dhe me përfaqësues të minoriteteve.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.