Ndërlidhjet

ROMË


Përfaqësuesit e lartë të 15 shteteve pjesmarrëse të konferencës për krizën në Lindjen e Mesme në Romë, kanë dështuar të arrijnë marrëveshje për armëpushimin midis Izrelit dhe Hezbollahut. "Duhet të bëhet një plan për armëpushim të qëndrueshëm", deklaroi sekretarja amerikane Rajs. Ajo tha se në takim është arritur pajtueshmëri për nevojën e dërgimit të një forcë ndërkombëtare në Lindjen e Mesme, derisa ka shprehur shqetësimin amerikan për mbështjetjen e Iranit ndaj luftëtarëve të Hezbollahut. "Ne të gjithë jemi të angazhuar që të veprojmë në mënyrë urgjente në përpjekje për ti dhënë fund dhunës. Ky fund duhet të jetë i qëndrueshëm dhe ta lejojë qeverinë libaneze të ketë kontrroll të plotë mbi vendin. Në nuk mund të lejojmë ashtu siç është përsëritur shumë herë gjatë kësaj konferencë që të kthehemi në status quon" ka thënë Rajs.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan tha se zgjidhja duhet të përfshijë Iranin dhe Sirinë. Ai gjithashtu bëri thirrje për zbatimin e rezolutës së Kombeve të Bashkuara që parasheh çarmatosjen e Hezbollahut.
Kryeministri i Libanit Fuad Siniora ndërkaq para përfaqësuesve të lartë ndërkombëtarë ka shfaqur shqetësimin e qeverisë libaneze për sulmet disaditore të Izraelit, mirëpo ai shtoi se konferenca në Romë ka arritur të bëjë progres në zgjidhjen e konfliktit.
XS
SM
MD
LG