Ndërlidhjet

JERUSALEM


Aeroplanat ushtarakë izraelitë dhe artileria sot kanë vazhduar të godasin caqe në Libanin jugor, një ditë pasi u raportua për viktima nga radhët e ushtrisë së Izraelit. Armata thotë se nëntë ushtarë të saj janë vrarë dje në luftimet me militantët e Hezbollahut afër qytetit kufitar Bint Jbeil të Libanit. Poashtu afro 20 ushtarë izraelitë janë plagosur në luftimet në jug të Libanit. Një gjeneral izraelit ka thënë se luftimet do të vazhdojnë edhe gjatë disa javëve të ardhshme. Sot, poashtu, militantët e Hezbollahut kanë hedhur më se 125 predha raketore në Izraelin verior, me ç'rast, sipas burimeve mjekësore dhe dëshmitarëve, janë plagosur shumë persona.
XS
SM
MD
LG