Zëvendësi I parë I shefit të administratës ndërkombëtare, Steven Schook, ka zhvilluar një vizite jozyrtare në pjesën veriore të Mitrovicës. Në një komunikatë të lëshuar sot nga Misioni I Kombeve të Bashkuara, Schook citohet të ketë thënë se është për t’u habitur se cdo herë kur takohet me udhëheqësit në veri, ata ngrisin vetëm cështjen e mungesës së sigurisë. “Unë e kam kuptuar se shqetësimet e qytetarëve janë të natyrës tjetër dhe kanë të bëjnë me punësimin, mungesën e rrymës dhe ujit dhe me sistemin e dobët shëndetësor. Asnjëri nga dhjetëra qytetarë me të cilët kam biseduar nuk e ka përmendur sigurinë”, ka thënë zoti Schook. Ai ka kërkuar nga udhëheqësit e serbëve të Kosovës që të ndërpresin politizimin e incidienteve kriminale, të cilat, sic ka thënë ai, në të shumtën e rasteve nuk kanë të bëjnë me prejardhjen etnike të viktimave apo përgjegjësve për këto incidente.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.