Ndërlidhjet

JERUSALEM


Sekretarja amerikane e shtetit, Kondoliza Rajs ka shprehur besimin se armëpushimi për ndaljen e luftimeve ndërmjet Izraelit dhe Hezbollahut në Liban mund të arrihet këtë javë."Derisa po nisem për në Uashington, po e marr me vete një konsenzus që po lindë, që është i domosdoshëm për të dyja palët, pra një armëpushim urgjent dhe një zgjidhje e qëndrueshme. Unë jam e bindur se të dyja këto çështje do ti arrijmë këtë javë" tha Kondoliza Rajs.
Ndërkohë kryeministri britanik Toni Bler shpreson në arritjen e armëpushimit përmes rezolutës në Këshillin e Sigurimit. "Është e rëndësishme se tash e kemi mundësinë e vërtet të kemi një rezolutë të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara e cila do t'ju jepte mundësi të dyja palëve të arrijnë ndaljen e plotë të armiqësive" tha Bler.
XS
SM
MD
LG