Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kryeministri i Izraelit, Ehud Olmert tha sot se Izraeli do të vazhdoj ofensivën e vet ushtarake kundër Hezbollahut në jugun e Libanit, deri sa atje të vendoset një forcë e fuqishme ndërkombëtare.
- Nëse vërtet, siç ne shpresojmë, forca ndërkombëtare do të jetë një forcë efektive, e përbërë nga njësite luftarake, atëherë ne do të mund ta ndalnim zjarrin, tha zoti Olmert. Mijëra trupa izraelite sot kanë depërtuar në jugun e Libanit në kuadër të zgjerimit të operacioneve tokësore. Gjatë luftimeve në qytetin Baalbek, forcat izraelite kanë zënë disa luftëtarë të Hezbollahut. Këtë informacion Hezbollahu e ka përgënjeshtruar. Raportohet se gjatë sulmeve të sotme ajrore izraelite, janë vrarë 11 civilë dhe tre ushtarë të Libanit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG