Ndërlidhjet

LOS ANXHELOS


Aktori i njohur amerikan i filmit, Mel Gibson thotë se nuk është antisemit dhe ka kërkuar falje nga komuniteti hebre për deklaratat ofenduese që i ka thënë kur ishte arrestuar i dyshuar se ka drejtuar veturën në gjendje të dehur, gjatë javës së kaluar. Në një zhvillim tjetër, lidhur me zoti Gibson, rrjeti televiziv amerikan, ABC ka heqë dorë nga planet që Mel Gibsoni të përgatisë një seri lidhur me Holokaustin. Zëdhënësi i këtij rrjeti ka thënë se kompania e produksionit e aktorit Gibson ka dështuar që me kohë ta paraqesë skenarin.

XS
SM
MD
LG