Zv.komandanti i Komandës Evropiane të SHBA-ve, gjenerali, Wiliam Ward tha sot në Prishtinë se KFOR-i angazhohet që të gjithë qytetarët e Kosovës të ndjehen të sigurtë. Ai u shpreh se "jemi këtu që të vazhdojmë të inkurajojmë progresin në Kosovë". Duke u shprehur për gjendjen në veri të Kosovës, gjenerali Ward tha se KFOR-i është i pranishëm në këtë hapësirë për të siguruar paqe dhe ambient të sigurtë për të gjithë.Ai këto komente i bëri pas takimeve me zyrtarët më të lartë të Kosovës.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.