Ndërlidhjet

PRISHTINË


Përfaqësuesit e vendeve të Grupit të Kontaktit në Kosovë kanë vizituar sot fshatin Frashër (ish Svinjare) të Mitrovicës për të parë ecurinë e meremetimit të shtëpive të shkatëruara gjatë trazirave të marsit të vitit 2004.
Grupi i Kontaktit ka kërkuar shpejtimin e punëve dhe krijimin e një ambienti të sigurtë për të mundësuar kthimin e komuniteteve. Banorët shqiptarë dhe serbë të fshatit kanë paraqitur pikëpamje të ndryshme rreth sigurisë së komunitetit serb në këtë fshat.
Përfaqësuesit e vendeve të Grupit të Kontaktit u kanë bërë thirrje serbëve të fshatit Frashër që të kthehen në shtëpitë e tyre, ndërkaq nga institucionet e Kosovës kanë kërkuar shpejtimin e punëve në kryerjen e meremetimeve të fundit të shtëpive serbe.
XS
SM
MD
LG