Ndërlidhjet

UASHINGTON/BAGDAD


Komandanti i lartë i ushtrisë së Shteteve të Bashkuara në Lindjen e Mesme gjenerali Xhon Abizaid ka thënë sot se Iraku mund të hyjë në luftë civile nëse vazhdon dhuna sektare. "Unë besoj se dhuna sektare ka shumë mundësi të jetë më keq sesa unë e kam parë, në veçanti në Bagdad, dhe ajo nëse nuk ndalet është e mundur që Iraku të shkojë drejt një luftë civile." ka thënë gjenerali Abizaid.
Po sot, së paku 10 persona u vranë dhe 20 të tjerë i plagosën pas një shpërthimi të një bombe në Bagdad. Policia tha se bomba ishte vendosur në një motoçikletë të parkuar afër vendit ku gjendeshin viktimat.
XS
SM
MD
LG