Ndërlidhjet

PRIZREN


Gjykata komunale në Prizren e ka shpallur sot fajtor Sali Veselin, ish anëtar I Ushtrisë Clirimtare të Kosovës dhe I Trupave Mbrojtëse të Kosovës, për vrasjen e Ekrem Rexhës, komandant rajonal I UCK-së, I njohur si komandant Drini. Sali Veseli, pas 11 muajsh gjykimi, është dënuar me 10 vjetë heqje lirie për nxitje të vrasjes në shkurt të vitit 2000 dhe me 14 vjet të tjera për vrasjen e komandant Drinit, në maj të të po të njejtit vit në Prizren. Në një komunikatë të administratës ndërkombëtare thuhet se një panel gjykatësish ndërkombëtarë ka vendosur që dënimi I përgjithshëm për të akuzuarin të jetë 15 vjetë burgim. I akuzuari tjetër, Abit Haziraj, ish pjesëtar I UCK-së, është liruar nga aktpadia për shkak të, mungesës së provave nga prokuroria. Në kohën kur është vrarë, komandant Drini ka qenë drejtor I Departamentit për Ambientin në Prizren, I emëruar nga adminisrata e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
XS
SM
MD
LG