Ndërlidhjet

HIROSHIMA


Dhjetra mijë njerëz nga mbarë bota janë mbledhur në qytetin japonez Hiroshima për të përkujtuar 61 vjetorin e bombës së parë bërthamore.
Në fjalimin para të tubuarve, kryebashkiaku i qytetit Tadatoshi Akiba shprehu keqardhje për trendin global të proliferimit dhe bëri thirrje për asgjësimin e armëve bërthamore në botë.
NC 080602
"Roli i vetëm për armët bërthamore është asgjësimi i tyre. Megjithate, liderët politikë botëror ende vazhdojnë të mos i përfillin këto zëra", tha Akiba.
Aeroplani luftarak amerikan e lëshoi bombën bërthamore në Hiroshimë më 6 gusht, 1945. Tre ditë më vonë u bombardua qyteti Nagasaki, gjë që çoi në kapitullimin e Japonisë në Luftën e Dytë Botërore.
XS
SM
MD
LG