Ndërlidhjet

BAGDAD


Prokurorët ushtarakë të Shteteve të Bashkuara kanë filluar sot seancën ndaj katër ushtarëve amerikanë të akuzuar për dhunim dhe vrasje të një vajze 14 vjeçare irakiane dhe për vrasje të tre personave të afërt me të. Këta katër pjesëtarë të ushtrisë amerikane mund të ballafaqohen me dënim me vdekje nëse gjyqi vendos se ishin fajtorë për sulmet më 12 mars të këtij viti, në qytetin Mahmudia, në jug të Bagdadit. Ushtari i pestë, i akuzuar se nuk ka raportuar për këto sulme, do të gjykohet ndaras në një proces civil në Shtetet e Bashkuara.
XS
SM
MD
LG