Ndërlidhjet

BAGDAD


Në një bazë të milicisë shiite në Bagdad sot kanë shpërthyer luftime të ashpra. Televizioni qeveritar irakian ka raportuar se aeroplanat amerikanë kanë sulmuar ndërtesa në hapësirën e lagjes Sadr City. Ushtria amerikane ka njoftuar se luftimet filluan kur trupat e Shteteve të Bashkuara dhe ato të Irakut ndërhynë në atë hapësirë për ti zënë ekstremistët e dyshuar se kanë operuar në dhoma për tortura. Sipas një zyrtari të policisë në këtë lagje, gjatë luftimeve, janë vrarë tre civilë dhe janë plagosur disa të tjerë. Ushtria amerikane sot ka kumtuar se tre pjesëtarë të saj janë vrarë dje nga një shpërthim bombe në jugperëndim të Bagdadit.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG