Në mbarë botën janë të burgosura më se 500 mijë gra e vajza, thuhet në një studim të publikuar sot nga qendra ndërkombëtare për studime të burgjeve në Kolegjin mbretëror në Londër. Në këtë raport jepen të dhëna për femrat e burgosura në 187 vende. Dy të tretat e grave të burgosura në mbarë botën janë në vetëm katër shtete: në Shtetet e Bashkuara, në Kinë, në Rusi dhe në Tajlandë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.