Ndërlidhjet

PRISHTINË


Udhëheqësi i Listës Serbe në Kosovë Oliver Ivanoviç tha se nuk është dakord me vendimin e përfaqësuesve politikë të serbëve të Kosovës, të cilët vendosën të mos marrin pjesë në raundin e sotëm të bisedimeve në Vjenë.
"Askush nuk mundet më mirë se ne ta dijë cilat janë problemet tona, dhe si jemi mbivotuar në institucionet. Çështja e të drejtave kolektive nuk zgjidhet vetëm në institucionet, prandaj mendoj se pjesëmarrja jonë ishte e domosdoshme", ka deklaruar Ivanoviç.
Sipas tij, serbët nuk përfaqësohen në negociata nga njerëz që kanë informata nga tereni për gjendjen dhe pozitën e serbëve.
"Mendoj se ky është hap i gabuar. Serbët e Kosovës duhet të shqetësohen nga fakti se interesat e tyre nuk i mbron askush nga mjedisi i tyre, por disa teoricientë", ka thënë Ivanoviç.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG