Ndërlidhjet

SHKUP


Përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Bashkimit Evropian dhe NATO-s në Shkup kanë çmuar arritjet e bëra në vend që nga nënshkrimi i Marrëveshjes së Ohrit, pesë vjet më parë.
"Të gjitha ligjet e kërkuara nga Marrëveshja e Ohrit janë miratuar nga parlamenti", thuhet në deklaratën e diplomatëve të vendeve e institucioneve perëndimore.
"Një fillim i shkëlqyer është bërë në zbatimin e proceseve kyçe, duke filluar nga përfaqësimi i barabartë e deri tek përdorimi i flamujve dhe simboleve", theksohet më tej në deklaratën në fjalë.
Marrëveshja e Ohrit që i dha fund luftimeve disa mujore u nënshkrua më 13 gusht të vitit 2001.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG