Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Franca dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord mbi projekt rezolutën që synon t'i japë fund konfliktit mes Izraelit dhe Hezbullahut.
Kjo është bërë e ditur nga ministrja e jashtme britanike, Margaret Beket.
Izraeli dhe Libani kanë marrë tekstin në fjalë, por Beket theksoi se vendet që iniciuan projekt rezolutën po kërkojnë një votim sa më të shpejtë pavarësisht përgjigjeve nga Tel Avivi dhe Bejruti.
Sekretarja amerikane e Shtetit Kondoliza Rajs, e cila gjendet në Nju Jork ka mirëpritur këtë hap, duke e cilësuar si pozitiv.
Gjatë ditës në Nju Jork ka mbërritur dhe shefi i diplomacisë franceze Dust-Blazi.
XS
SM
MD
LG