Ndërlidhjet

UASHINGTON


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara njëzëri ka miratuar rezolutën për ndaljen e luftimeve midis Izraelit dhe Hezbollahut në Liban.Rezoluta bën thirrje për ndalje të plotë të armiqësive dhe dislokimin e ushtrisë libaneze dhe një force të zgjeruar të OKB-së prej 15 mijë trupash në jug të Libanit. Rezoluta poashtu autorizon forcat ndërkombëtare, të udhëhequra nga Franca, që të monitorojnë armëpushimin, të përcjellin tërheqjen e trupave izraelite dhe të ndihmojnë në sigurimin e ndihmave për popullatën civile.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Annan ka mirëpritur vendimin e Këshillit të Sigurimit por ka shprehur pezmin e tij që u deshën mbi katër javë luftime që të mund të miratohej kjo rezolutë.
Sekretarja amerikane e shtetit Kondoliza Rajs tha se forca ndërkombëtare që do të dislokohet në Liban do të ketë mandat të zgjeruar në operacione dhe më shumë ushtarë, siç ka kërkuar Libani. Mirëpo Rajs tha se ky është vetëm hapi i parë i zgjidhjes së konfliktit dhe se askush nuk mund të presë ndalje të menjëhershme të dhunës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG