Ndërlidhjet

JERUSALEM


Kabineti izraelit formalisht e miratoi rezolutën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për ndërprerjen e luftimeve ndërmjet trupave izraelite dhe Hezbollahut në Liban.
Rezoluta më parë u miratua nga kabineti i Libanit. Lideri i Hezbollahut Hassan Nasrallah gjithashtu u dakordua me rezolutën.
Megjithëse armëpushimi pritet të fillojë nesër në mëngjes, luftimet sot kanë vazhduar. Ushtria izraelite tha se 19 ushtarë janë vrarë dhe 5 janë plagosur rëndë nga përleshjet e fundit me militantët e Hezbollahut në jug të Libanit.
Këta të fundit ndërkaq shkrepën më shumë se 150 raketa në veri të Izraelit dhe në qytetin Haifa.
Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Kofi Anan ka bërë thirrje për ndalje të menjëhershme të luftimeve.
"Është e preferueshme që luftimet të ndërpriten menjëherë, për të respektuar vendimin e Këshillit të Sigurimit, i cili ka për qëllim të shpëtojë jetë njerëzish", tha Annan.
Ndërkaq shefi i diplomacisë evropiane, Havier Solana ka thënë se trupat ndërkombëtare duke përfshirë pjesëtarë të disa vendeve evropiane, së shpejti do të dislokohen në Liban. Solana nuk ka saktësuar se cilat vende do të dërgojnë ushtarë.
XS
SM
MD
LG