Forcat paqeruajtëse në NATO-s nuk kanë arritur deri më tash të sigurojnë ndonjë dëshmi për ekzistimin e grupeve paramilitare serbe që veprojnë në veriun e Kosovës, tha sot në Zveçan komandanti i krahut jugor të NATO-s për Evropën admirali Harri Ulrich. Ai i bëri këto komente pasi i shoqëruar nga komandanti i sektorit verior të KFOR-it gjenerali Jean Jacques Bart, kishte takuar zyrtarë të komunave veriore të Kosovës të banuara nga shumicë serbe. Admirali Ulrich tha se kishte pasur një takim konstruktiv me liderët e komunave veriore të Kosovës dhe situatën në veri e cilësoi të të qetë dhe të qëndrueshme, duke mohuar pohimet se grupe paramilitare serbe veprojnë në pjesën veriore të Kosovës.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.