Ndërlidhjet

PRISHTINË


Joakim Ryker ka zhvilluar sot takimet e para me drejtuesit më të lartë të Kosovës pas bërjes publike të emërimit të tij në postin e shefit të UNMIK-ut. Ryker, i cili zyrtarisht e merr këtë detyrë nga 1 shtatori, ka diskutuar sot me krerët e institucioneve dhe partive politike ecurinë e procesit dhe detyrimet e tij në postin e ri.
Mbështetja për kryenegociatorin Ahtisari, në mënyrë që zgjidhja e statusit të bëhet këtë vit, do jetë një nga përparësitë kryesore të diplomatit gjerman.
Institucionet e Kosovës i premtuan atij bashkëpunim të plotë për të çuar Kosovën përpara.
XS
SM
MD
LG