Zijadin Gashi, Prishtinë
Populli i Kosovës duhet të ketë besim në të ardhmen e tij, ka thënë sot shefi i sapo emëruar i administratës së Kombeve të Bashkuara në Kosovë, Joakim Ryker.
Për mua, tha ai, është nder të jesh Përfaqësuesi i fundit Special i Sekretarit të Përgjithshëm në kreun e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Gjatë një konference për media, Ryker tha se angazhimi i tij kryesor do të jetë përmbyllja e misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë dhe bashkëpunimi me presidentin Ahtisari, në mënyrë që zgjidhja e statusit të Kosovës të arrihet gjatë këtij viti.
“Për mua është një nder i madh që jam emëruar si Përfaqësues Special i Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë, por kjo është dhe një sfidë dhe përgjegjësi e madhe dhe unë pres që të jem përfaqësuesi i fundit i këtij misioni në Kosovë”, tha Ryker.
“Një prej angazhimeve më të rëndësishme gjatë muajve në vijim është përkrahja që do t’i jap presidentit Ahtisari në arritjen e qëllimeve të tij që të gjejë zgjidhje për statusin e Kosovës deri në fund të këtij viti”, tha Ryker.
Ndërkaq në planin e brendshëm ai përmendi vazhdimin e plotësimit të standardeve, integrimin e komuniteteve, sidomos të serbëve të cilëve u ka bërë thirrje të përfshihen në institucione, si dhe përgatitja e UNMIK-ut që ta lëshojë Kosovën.
Ryker i ka bërë thirrje lidershipit kosovar të jetë unik gjatë procesit negociues, kurse popullit të Kosovës i është drejtuar në gjuhën shqipe dhe atë serbe:
“Unë besoj në të ardhmen e Kosovës. Ajo tashmë ka filluar. Ne të gjithë jemi pjesë e saj”, u shpreh Ryker në gjuhën shqipe.
Një nga sfidat e veçanta që ka përmendur me këtë rast Ryker ishte dhe gjendja në veriun e Kosovës dhe në Mitrovicë. Ai tha do t’i mbështesë përpjekjet ndërkombëtare që gjendja në këtë pjesë të Kosovës t’i kthehet normalitetit. Edhe pse ai do të fillojë me detyrën e re në kreun e UNMIK-ut që nga 1 shtatori, qysh sot Ryker menjeherë ka takuar të gjithë udhëheqësit e institucioneve dhe përfaqësuesit e partive politike.
Ndërkohë, lidershipi kosovar ka mirëpritur emërimin e diplomatit gjerman Ryker në kreun e administratës ndërkombëtare, duke besuar se ai është njohës i mirë i rrethanave në Kosovë. Presidenti Fatmir Sejdiu i ofroi përkrahjen e tij zotit Ryker dhe u shpreh i gatshëm të bashkëpunojnë, sidomos në këtë fazë përmbyllëse të misionit të Kombeve të Bashkuara në njërën anë dhe zgjidhjes së statusit të Kosovës në anën tjetër:
“Zoti Ryker ështe pjesë e proceseve në Kosovë. Unë ia thashë këtë edhe brenda në takimet që i patëm. Ka kontribuar jashtëzakonisht shumë dhe ka bërë kthesë të fuqishme në fushën që ka udhëhequr. Është njohës i mirë i të gjitha rrethanave në Kosovë dhe brenda saj dhe mendoj që në këtë vazhdë të proceseve, është në një projekt të rëndësishëm. I thashë dhe ia them edhe tani se kemi pak muaj, po kemi shumë punë. Kemi pak muaj atë që ne e mendojmë se do të përfundojë procesi, ka shumë punë dhe shumë objektiva që ne i kemi para vetes”, tha Sejdiu.
I gatshëm për të bashkëpunuar me kreun e UNMIK-ut është shprehur dhe kryeministri Agim Çeku. Ai tha se beson që Ryker do të mbajë dinamikën e proceseve aktuale, duke qenë i bindur se Ryker i di mirë prioritetet dhe angazhimet e UNMIK-ut dhe qeverisë së Kosovës:
“Kemi të bëjmë me një personalitet të njohur dhe dinamik që e njeh Kosovën, i njeh problemet e Kosovës, i njeh udhëheqësit e Kosovës, e di çka i duhet Kosovës. Pres një bashkëpunim shumë të afërt me të, pres një mbështetje të fuqishme për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe pres që Ryker ta përmbyllë në mënyrë të suksesshme tregimin UNMIK”, tha Çeku.
Edhe Fatmir Limaj, nënkryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se është mirë që Ryker si njohës i rrethanave në Kosovë, është ai i cili do të përmbyllë misionin e Kombeve të Bashkuara dhe atë të statusit të Kosovës:
“Këmi një moment tepër të rëndësishëm dhe roli i zotit Ryker në këtë proces të përmbylljes do të jetë jashtëzakonsiht i rëndësishëm në vetë mbylljen e procesit të statusit dhe e mira këtu është që zoti Ryker është një kohë të gjatë në Kosovë dhe më mirë kisha thënë është në vazhdim të punës së tij, pa dyshim në një cilësi dhe mandat krejt të ri”, tha Limaj.
Joakim Ryker, është kryeadministratori i gjashtë ndërkombëtar i Kosovës. Ai e ka pasuar në këtë post, ish-kryeadministratorin Soren Jessen Petersen i cili u largua nga Kosova në fund të muajit qershor. Ryker shpreson të jetë kryeadministratori i fundit ndërkombëtar i cili do të përmbyllë misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, i vendosur që nga 12 qershori i vitit 1999 përmes Rezolutës 12 44 të Këshillit të Sigurimit.