Ndërlidhjet

BRUKSEL


Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri Javier Solana e ka përshëndetur emërimin e diplomatit gjerman Joachim Ruecker në krye të UNMIK-ut.
Solana ka përkujtuar se në negociatat për statusin, Kosova ballafaqohet me "sfida madhore", ndërsa ka vlerësuar se vendimi për emërimin e Ruecker e "siguron kontinuitetin e domosdoshëm" në krye të misionit të UNMIK-ut në Kosovë.
Si shef i sektorit ekonomik të UNMIK-ut, Ruecker ka fituar përvojën dhe respektin e nevojshëm për të drejtuar UNMIK-un në periudhën, e cila mund të jetë "përfundimtare, por jo më pak e rëndësishme", ka thënë Solana.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG