Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ministri i Mbrojtjes i Zvicrës, Samuel Schmidt ka deklaruar sot në Prishtinë se Kosova është në rrugë të mirë për t'i realizuar qëllimet e saj, dhe se Zvicra do ta ndihmojë Kosovën sa herë që të mundet.
Pas takimeve të ndara me kryeministrin Agim Çeku dhe shefin e ri të UNMIK-ut Joachim Ruecker, Schmidt tha se Kosova për Zvicrën është një pjesë e rëndësishme e Ballkanit Perëndimor.
Në Zvicër jetojnë një numër i madh i shqiptarëve nga Kosova, prandaj prej vitit 1999, Zvicra me aksione të shumta e ndihmon Kosovën, kurse pjesëtarët e saj janë edhe në kuadër të KFOR-it, ka thënë Schmidt.
Ai sot gjithashtu u takua edhe me presidentin Fatmir Sejdiu.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG