Lideri I Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti dhe ai I Partisë për Prosperitet Demokratik, Abdulhadi Veseli kanë theksuar se pjesa e parë e protestave të koalicionit fitimtarë BDI- PPD në zgjedhjet e fundit mbyllet me protestat e dites së sotme ndërkohë për veprimet e metejme do të vendos kryesia qendrore e të dy partive. “Prej ditës së nesërme do të fillojnë aktivitetet tjera politike demokratike për shprehjen e revoltës së koalicionit BDI PPD" ka deklaruar lideri I PPD Abdulhadi Veseli. Ndërkaq kreu i BDI-së Ali Ahmeti tha se situata do të menaxhohet në mënyrë që të mos ketë pasoja për vendin.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.