Ndërlidhjet

QIKAGO


Gjykata Federale ka ndaluar programin për incizimin e fshehtë të qytetarëve nga ana e agjensive kombëtare të sigurimit. I njëjti vendim vlerëson se presidenti Bush i tejkaloi kompetencat e tij kur ka autorizuar një program jo kushtetues. Presidenti Bush ka autorizuar programin e mbikqyrjes me qëllim të parandalimit të aktiviteteve terroriste pa dallim ndaj gjithë atyre për të cilët dyshohej se ishin të përfshirë në aktivitete të tilla. Çështja është çuar në gjykatë nga Unioni amerikan i të drejtave civile në emër të një numri grazetarësh juristësh dhe profesorësh dhe aktivistësh të të drejtave të njeriut të cilët besonin se ishin përgjuar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG