Ndërlidhjet

MOSKË


Rreth 100 njerëz u tubuan sot në qendër të Moskës për të shënuar dështimin e grushtshtetit komunist 15 vjet më parë, i cili e vulosi fatin e Bashkimit Sovjetik.
Tubimi gjithashtu i përkujtoi edhe tre njerëzit, që e humbën jetën mbrëmjen e 20 gushtit, ndërsa e mbronin ndërtesën e Parlamentit të Rusisë.
Grushtsheti i dështuar çoi në shpërbërjen e BRSS dhe lindjen e shteteve të reja, ndërsa liderin Mikhail Gorbatchev e çoi në pension të parakohshëm.
XS
SM
MD
LG