Shtetet e Bashkuara kanë përsëritur qëndrimin e tyre se do të kërkojnë vënien e sanksioneve të Kombeve të Bashkuara kundër Iranit, nëse ky vend dështon të bashkëpunoj me kërkesën e Këshillit të Sigurimit për ndaljen e procesit të pasurimit të uraniumit deri në fund të këtij muaji. Kjo deklaratë e zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Emily Lawrimore u bë pasi zëdhënësi i ministrisë së jashtme, Hamid Reza Asefi tha se Irani është i gatshëm për bisedime, por se nuk do ta ndalë procesin e pasurimit të uraniumit.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.