Sot, nga një shpërthim në një treg të Moskës u vranë së paku 10 vetë dhe u plagosën afro 30 të tjerë, kanë njoftuar autoritetet lokale. Është bërë e ditur se shpërthimi u bë në tregun Çerkizovski në verilindje të Moskës. Një zëdhënëse e Ministrisë së Emergjencave tha se hetimet e para sugjerojnë se ky incident ishte shkaktuar nga një pajisje shpërthyese.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.