Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti amerikan Xhorxh Bush ka thënë se është e nevojshme që në mënyrë urgjente të vendoset forca paqëruajtëse ndërkombëtare në Liban për të pasuar armëpushimin midis Izraelit dhe Hezbollahut. "Komuniteti ndërkombëtare duhet që tash të përcaktojë udhëheqjen e forcës së re ndërkombëtare, për ti dhënë rol të fuqishëm veprues, dhe për ta dislokuar sa më shpejt që është e mundur për të siguruar paqën" ka thënë Bush, në një konferencë për shtyp në Shtëpinë e Bardhë. Ai gjithashtu premtoi ndihma amerikane për Libanin në vlerë 230 milion euro.
Duke folur për Irakun, Presidenti Bush ka thënë se në rast të dështimit të qeverisë së Bagdadit, kjo mund ta kthente Irakun në strehë të sigurtë për ekstremistët dhe terroristët.
Bush tha se do të ishte gabim tërheqja nga Iraku para se misioni i SHBA-ve të jetë i përfunduar.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG