Kryenegociatori bërthamor i Teheranit, Ali Larijani, sot e dorëzoi përgjigjen për paketën e stimuleve, e cila synon ta bindë Teheranin që t'u japë fund aktiviteteve për pasurimin e uraniumit.
Larijani tha se Teherani është i gatshëm t'i fillojë "bisedimet serioze" me 6 vendet hartuese të paketës stimuluese, por nuk tha nëse Irani është i gatshëm të pezullojë pasurimin e uraniumit. Larijani i bëri këto komente në Teheran pas takimit me të dërguarit e 6 vendeve që hartuan propozimet. Në takim morën pjesë përfaqësues të 4 nga 5 vendet anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit, Britanisë, Kinës, Francës dhe Rusisë. Ishin të pranishëm edhe ambasadori gjerman dhe i ngarkuari me punë i Zvicrës, të cilët i përfaqësojnë Shtetet e Bashkuara.
Deri tash asnjë nga vendet e lartpërmendura nuk ka reaguar, por Shefi për Politikë të Jashtme dhe Siguri i BE-së Javier Solana tha se përgjigja e Iranit ka nevojë për "analizë të detajuar e të kujdesshme".