Ndërlidhjet

BAGDAD


Një kurd i Irakut ka dëshmuar sot në gjykimin kundër Saddam Husseinit, duke thënë se aeroplanët kanë lëshuar gaz helmues mbi fshatin e tij në vitin 1988.
Fshatari me emrin Ali Mustafa Hama tha se kishte parë 8 deri 12 aeroplanë në qiell.
"Ato i bombarduan fshatrat Balisan dhe Sheikhwesan. Zëri i shpërthimeve dallohej nga shpërthimet tjera. Ishte një zë më i butë se bombat e zakonshme. U ngrit një tym i gjelbërt mbi Balisan. Pas kësaj, tymi filloi t'u djegë sytë njerëzve, të cilët pastaj filluan tlë vjellin", tha dëshmitari.
Pala mbrojtëse pohoi se fushata kishte për shënjestër kryengritësit që mbështeteshin nga Irani.
Hussein dhe 6 bashkëpunëtorët e tij akuzohen për fushatën e 1988 kundër pakicës kurde, e cila sipas prokurorëve, shkaktoi vdekjen e 182 mijë civilëve.
Nëse shpallet fajtor, ish presidenti irakian mund të dënohet me vdekje.
XS
SM
MD
LG