Ndërlidhjet

PRISHTINË


I dërguari i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari ka zhvilluar sot në Prishtinë takime me presidentin, kryeministrin, Ekipin Negociues si dhe me përfaqësuesin e serbëve, Oliver Ivanoviq. Ndërsa Ahtisaari nuk është prononcuar lidhur me këto takime, presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu tha se pala kosovare ka mbrojtur qëndrimet e veta për Kosovën shtet të pavarur e sovran, kurse lidhur me decentralizimin, si pikë kryesore e diskutimeve, sejdiu tha se Prishtina ofron formulën 5 plus 1 komuna të reja për serbët e Kosovës. Ndërkohë policia ka arrestuar 65 anëtarë të lëvizjes "Vetëvendosja" të cilët bllokuan hyrje-daljet e ndërtesës së Kuvendit të Kosovës për të kundërshtuar takimin.
Ahtisaari ka filluar këtë vizitë dje pasdite për të qëndruar në Kosovë deri të premtën. Nesër ai do të vizitoj pjesën veriore të Kosovës.
XS
SM
MD
LG