Ndërlidhjet

TEHERAN/NJU JORK


Negociatori kryesor iranian për çështje bërthamore, Ali Larijani tha se Irani është i gatshëm të filloj "bisedime serioze" për paketën stimuluese ndërkombëtare, që synon ndaljen e programit atomik iranian. Por ai nuk tha se a është i gatshëm Irani që ta suspendoj procesin e pasurimit të uraniumit, që është kërkesa kryesore e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Ndërkohë ministri i jashtëm i Francës, Filipe Dyst Blazy ka thënë se fuqitë botërore do të negociojnë me Iranin vetëm më kushtin që të ndalë aktivitetet e pasurimit të uraniumit.
Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Bolton tha se Uashingtoni po e analizon me kujdes përgjigjen e Iranit.
KëshillI I Sigurimit ka kërkuar që deri më 31 të këtij muaji, Irani ta ndalë pasurimin e uraniumit, ose do të ballafaqohet me sanksione të mundshme.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG