Anëtari i delegacionit serb për bisedimet për statusin e Kosovës, Marko Jakshiq, ka deklaruar sot se decentralizimi i pushtetit në Kosovë duhet të bëhet me vullnetin e Bashkësisë Ndërkombëtare, e cila me një levizjë mund të formojë komuna të reja serbe, e jo të varet nga mëshira e shqiptarëve për serbët. Jakshiq dhe kryetari i komunës së Zubin Potpokut Sllavisha Ristiq kanë thënë se nuk presin asgjë të re nga takimi i nesërm me të dërguarin e OKB-së Marti Ahtisari.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.