Dy aeroplan holandez e kanë përcjellur një aeroplan komercial amerikan derisa është ulur në aeroportin e Amsterdamit, pasi kapiteni vendosi ta kthejë drejtimin e udhëtimit. Autoritetet holandeze thonë se kanë arrestuar 12 udhëtarë, duke mos dhënë detaje të tjera. Ende mbetet e paqartë se çfarë e shtyu kapitenin ta kthejë mbrapa aeroplanin i cili po udhëtonte prej Amsterdamit për në Mumbai të Indisë.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.