I dërguari i posaçëm i KB-ve për statusin e Kosovës Marti Ahtisaari sot e përfundoi vizitën disa ditëshe në Kosovë, gjatë së cilës me udhëheqësit e institucioneve të Kosovës, ekipin negociator dhe përfaqësuesit serbë, ka biseduar për procesin e decentralizimit dhe negociatat e Vjenës. Para nisjes në Vjenë, Ahtisaari mbajti një konferencë për shtyp, në të cilën tha se janë bërë përparime, por ka ende çështje të hapura. Ahtisaari theksoi se problemi i Mitrovicës mbetet më delikati, derisa tha se decentralizimi është kyç për të ecur më tej. Lidhur me përfundimin e procesit të bisedimeve Ahtisari tha se synon që ky proces të përfundojë gjatë këtij viti.
Përdorimi i përmbajtjes sonë
⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.
Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.