Ndërlidhjet

MAGADAN – RUSI


Ministri rus i mbrojtjes, Sergei Ivanov ka hedhur poshtë pretendimet se Hezbullahu ka në zotërim raketa antik-tank të prodhimit rus.
Izraeli ka bërë të ditur se raketat ruse Kornet kanë qenë ndër armët më efikase të përdorura nga Hezbullahu gjatë luftimeve më të fundit në Liban.
Nga ana tjetër Ivanov tha se Rusia po sheh mundësinë e dërgimit të trupave paqeruajtëse në Libanin e jugut në kuadër të misionit të Kombeve të Bashkuara. Edhe kryeminsitri çeçen, i administratës që mbështetet nga Moska tha se është i gatshëm të dërgojë trupa në kuadër të trupave ruse.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG