Ndërlidhjet

TIRANË


Shqipëria mund të marrë ftesën për anëtarësi në NATO në vitin 2008, ka deklaruar sot në Tiranë senatori amerikan Riçard Lugar.
"Në samitin e vitit 2008 shpresojmë se Aleanca do të shohë mundësinë e zgjerimit me vende të reja dhe jemi plot shpresë se Shqipëria do jetë një nga këto vende që do t'i ofrohet anëtarësia", ka bërë të ditur seantori Lugar përmes një deklarate në fund të vizitës së tij në Shqipëri.
Sipas senatorit Lugar gjatë samitit të këtij viti në Riga NATO-ja do përqëndrohet në transformimin e brendshëm në mënyrë që të jetë e aftë të përballet me sfidat e kohës si terrorizmi, shtetet e paqëndrueshme dhe armët e shkatërrimit në masë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG